![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/IMG_1680.jpeg)
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, pranohet dorëheqja e Bashës dhe Alibeajt
27 korrik 2023
| 22:21
Gazment Bardhi ka mbledhur “online” rreth orës 19:30 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pranimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të nënkryetari të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë, kanë shtyrë për në një mbledhje tjetër vlerësimin mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.
Bardhi po e drejton këtë mbledhje nga Kryesia e Kuvendit, në të cilën po marrin pjesë 245 anëtarë.