E pushtetshmja e VV-së, Dejona Mihali iu ‘shpall’ luftë Devollëve, kërkon nga “shërbëtorët” e tyre t’i braktisin

27 korrik 2023 | 23:21

Është tmerrësisht shtangëse dhe e pikëllueshme që në një shtet të lirë dhe demokratik të lexosh dhe përtypësh atë çka ka shkruar ajo që tashmë në publik është etabluar si “mjeshtrja e marionetave” në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Vetëm disa ditë pasi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, vizituan kompanitë e biznesmenëve vëllezër Shkëlqim dhe Blerim Devolli, ku lavdëruan – por edhe mbështetën – aktivitetet biznesore të tyre, Dejona Mihali, shfaqi nivel të thellë mosdurimi ndaj gjithçkaje e gjithkujt që mund të asocojë me ta. Gjuha e saj është e frikshme teksa ajo bën veten autoritet edhe moral. Diplomatët amerikanë dhe perëndimorë ajo i denoncon për pengues të drejtësisë dhe të hetimeve të “krimeve të tyre” nga organdet e vendit. Të punuasërve dhe gjithkujt tjetër te Devollët që ajo i quan “shërbëtorë” u kërkon “t’i braktisin”. Ta lexojmë këtë reagim të zi në germë e në frymë të Mihalit.

Në rend të parë ajo bën një lidhje krejtësisht të pambështetur – e që as lodhet të argumentojë e mbështesë atë që thotë pse e thotë – ajo i lidh atë me Listën Serbe dhe me pjesëmarrës aktivë të bandave kriminale. Çuditshëm, sepse javë më parë Nacionalja publikoi përgjimet e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, teksa koordinonte politikaa parlamentare me të sanksionuar famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA’së, Milan Radojiçiq.

Në rend të dytë, Mihali, për biznesmenët Devolli që punësojnë mijëra kosovarë në vend, godet ambasadorët e vendeve aleate si Jeffrey Hovenier i ShBA’së dhe Jorn Rohde i Gjermanisë, dhe atë në mënyrën më brutale. U thotë se po e vështirësojnë “punën e organeve të hetimit ndaj krimeve të shkaktuara nga ata”.

Pritjet e këtyre kategorive sikur të ishin biznesmenë apo politikanë në selitë diplomatiek kudo, brenda e jashtë Kosovës veç sa e vështirësojnë punën e organeve të hetimit ndaj krimeve të shkaktuara nga ata”, ka shkruar tmerrshëm Mihali.

Hovenier-it dhe Rohde-s, Mihali ua jep një qortim dhe konstatim. “Nuk është çështje politike e as diplomatike me ta”.

Mihali shkon edhe më tej duke u rënë edhe toneve të një proto-fashisteje. “Në Kosovë do të mbizotërojë…kontrolli shtetëror”, thotë ajo, teksa u leksionon ambasdorëve se kush është çka në këtë shtet.

Por, Dihali vazhdon tonet e saj të mprehta dhe të errta. Në kontekstin e qortimit të diplomatëve që po takojnë Devollët, ajo ua çon mesazhin se “Në Kosovë do të mbizitojë ligji dhe kontrolli shtetëror ose do të lejohet pastrimi i parave të mafias shtetërore të Serbisë”, kështu duke bërë lidhje të formës absolutisht konstatuese se Devollët kanë lidhje me mafinë shtetërore të Serbisë.

“Sado që të marrë kohë dhe sakrifica”, thotë Devolli, “natyrisht që do të bëhet e para pa asnjë dyshim”.

Por, Mihali ka edhe një kërkesë për mijëra persona e familjarë të punësuar në bizneset e tyre. U kërkon të heqin dorë nga jeta ekonomike e tyre në punët që bëjnë aty. Mijëra të punusuarve ajo u thotë “shërbëtorë” të Devollëve “kriminelë” të cilët “duhet braktisur”. Përkthyeshëm, teksti i Mihalit s’ka se si të mos lexohet si një shpallje luftë Devollëve.

Fjalia e fundit është edhe me mistike dhe me shije të helmuar propagande. Kosovën e 1001 sakrificave, thotë ajo, kurse sakrificat për Kosovën nuk e kanë atë në bibliografi të saj.

Shërbëtorët e këtyre dy grupimeve sa më shpejtë të largohen prej tyre aq më mirë për vete dhe për vendin. Kosovën e 1001 sakrificave”, ka shkruar ajo.

Para Mihalit, edhe deputeti (prej më mediokrëve në vend) Artan Abrashi, ka aluduar se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka ndërhyrë në drejtësi në Gjykatën Komerciale në një vendin në favor të njërit prej vëllezërve Devolli. /Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse të duhet ta hash vaktin e mëngjesit me nxitim,…