Profesori i Gjeodezisë i fton të interesuarit t’i bashkëngjiten projektit: Leshimi i objekteve në destinacion përmes dronit dhe gjeointeligjences

28 korrik 2023 | 00:43

Profesori i Gjeodezisë, pranë Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Përparim Ahmeti u ka bërë thirrje të gjitha palëve të interesuar t’i bashkengjiten implementimit dhe zgjerimit të projektit të planifikuar nga Departamenti i gjeodezise, gjeoinformacionit dhe vrojtimit të Tokes nga hapesira me titull: Leshimi i objekteve në destinacion përmes dronit dhe gjeointeligjences.

“Departamenti i gjeodezise, gjeoinformacionit dhe vrojtimit të Tokes nga hapesira eshte duke planifikuar nje projekt hulumtues me titull:

Leshimi i objekteve në destinacion përmes dronit dhe gjeointeligjences.

Ky projekt hulumtues synon te zhvilloj nje metodologji inovative per perdorimin e dronit ne raste te caktuara ne dobi te publikut. Deri me tani kemi siguruar te gjitha pajisjet percjellese dhe jemi ne fazen e testimit.

Vendosja e objekteve me dron i referohet përdorimit të mjeteve ajrore pa pilot (dronë) për të transportuar dhe shpërndarë objekte në vende specifike dhe me nje precizitet te larte dhe me telekomandim nga distancat e sigurta. Kjo teknologji ka fituar popullaritet në industri të ndryshme për shkak të efikasitetit, shpejtësisë dhe aftësisë së saj për të hyrë në zona të vështira ose të largëta.

Aplikimi i kësaj teknologjie pritet te ofroj zgjidhje ne te mire te publikut ne këto fusha:

1. Furnizime mjekësore në zona të largëta ose të paarritshme si dhe furnizime thelbësore si ushqim, ujë dhe ndihma mjekësore në zonat e goditura nga fatkeqësia ku transporti konvencional mund të pengohet.

2. Kërkimi dhe shpëtimi: Dronët e pajisur me kamera dhe sensorë mund të ndihmojnë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke vendosur pajisje komunikimi ose furnizime për individët në vështirësi.

3. Monitorimi i mjedisit: Dronët mund të vendosen për të ofruar sensorë ose për të mbledhur mostra në përpjekjet e monitorimit të mjedisit, cilësia e ajrit etj.

4. Aplikimet Ushtarake, duke përfshirë vendosjen e ngarkesave në operacionet strategjike.

Ftojme te gjitha palet e interesuar te na bashkengjiten ne implementim dhe zgjerim te projektit!”, ka shkruar prof. Përparim Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria Ushqimore "ABI PROGRES” nga Prizreni ka bërë të ditur…