Goditet me motor qytetari në një lokal në Pejë
28 korrik 2023
| 08:09
Një qytetar në Pejë, i cili ishte ulur në një lokal në rrugën “Elena Gjika”, është goditur nga një mjet motorik që ishte në lëvizje e që, fatmirësisht, nuk është lënduar.
Në një video të publikuar në Facebook nga “Peja në Fokus”, duket se qytetari nuk është lënduar pasi më shumë është goditur pjesa e karriges, gjersa personi që ngiste mjetin motorik në këtë video nuk shihet se është ndalur për ta ndihmuar.