Pëson aksident në trafik, dy vetë ia vjedhin një qese me para

28 korrik 2023 | 11:11

Të enjten rreth orës 17:30, viktima ka raportuar se pas një aksidenti në trafik në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e aksidentit dhe rasti është në procedurë hetimore, raporton Klan Kosova.

“Magjistrala Prishtinë-Ferizaj 27.07.2023-17:32. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një aksidenti në trafik, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoje e aksidentit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është rihapur pishina e…