Shaqiri shënon gol në Amerikë (video)

28 korrik 2023 | 12:17

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në fitoren e Chicago Fire ndaj Minnesota United, në kuadër të Kupës së Ligës.

Lojtari shqiptar realizoi golin e barazimit në minutën e 69, pasi ishte i saktë nga penaltia. Kjo pasi skuadra vendase kishte kaluar në epërsi shtatë minuta më herët me anë të Hlognwane.

I njëjti lojtar realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 73’. Por ishte Souquet, i cili e barazoi rezultatin për mysafirët për herë të dytë në ndeshje.

Për golin e fitores u përkujdes Kamara me një gol të bukur në minutën e 83’, për rezultatin final 3-2.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës për të dytin vitë më radhë…