Hoxhaj: Sulm i turpshëm i qeverisë autoritare kundër Klan Kosovës

28 korrik 2023 | 22:48

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e sotëm të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Hoxhaj ka shkruar në rrjetet sociale se ky është një sulm i turpshëm kundër Klan Kosovës, i një qeverie autoritare.

” ‘Kur e drejta e fjalës së lirë dhe medias se lirë janë në rrezik, të gjitha liritë e tjera janë të rrezikuara’. Kjo vlen për sulmin e turpshëm kundër Klan Kosovës si shembull i qeverisë autoritare, ku çdo e drejtë e garantuar është e rrezikuar dhe shkelur!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa pothuajse e gjithë bota është përfshirë nga një valë…