Për gjashtë muaj në spitalin e Gjilanit kanë qenë të shtrirë mbi 6 000 pacientë

29 korrik 2023 | 16:46

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit për gjashtë muajt e parë të vitit 2023 kanë qenë të shtrirë 6 mijë e 615 pacientë, me gjithsej 25 mijë e 580 ditë shërimi.

Këto shifra i bëri të ditura, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, gjatë paraqitjes se raportit të punës, në mbledhjen e Bordit Drejtues, të mbajtur në Spitalin e Gjilanit.

Në mbledhje të Bordit Drejtues, kryesuesi, Naim Bardiqi, tha se indikacion kryesor i performancës së institucioneve shëndetësore është shfrytëzimi dhe performanca e stafit, përkatësisht burimeve njerëzore, përfshirë stafin mjekësor dhe atë jomjekësor.

“Indikatorët kyç janë mbulueshmeria e shtretërve në përqindje, shfrytëzueshmerisë së kapaciteteve dhe shfrytëzueshmëria e pajisjeve mjekësore”, theksoi ai.

Në takim u diskutua performanca e secilit Repart të Spitalit, me arsyeshmërinë e shfrytëzimit të kapaciteteve, me qëllim të ngritjes se performancës.

Nga drejtori i Spitalit, u kërkua të ndërmarrë masat e nevojshme për përmirësim të performancës se reparteve dhe të Spitalit ne përgjithësi.

Në takim të Bordit Drejtues, raportin e punës e paraqiti edhe Afrim Cana, zëvendësues i drejtorit të Qendrës se Shëndetit Mendor dhe Shtëpive për Integrim, i cili tregoi për trajtimin dhe shërbimet që ofrojnë për klientët.

Anëtarët e Bordit Drejtues vizituan disa nga repartet e spitalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Levski i Sofjes arriti të mposhtë Shkupin të enjten me…