Botohet numri i tetë i revistës kulturore letrare “Uji”

30 korrik 2023 | 08:32

Është botuar numri i tetë i revistës “Uji”, revistë e cila përbëhet nga shkrime letrare, kulturore e historike.

Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime, poezi dhe përkthime.

Revistën e pasurojnë autorë të shumtë shqiptarë, si: Metin Izeti, Fitim Veliu, Albin Mehmeti, Fatijona Bajraj, Kosovare Ramadani-Mehmeti, Ferdane F. Sahiti, Nuridin Ahmeti, Alban Tufa, Ardit Mehmetaj etj.

Ndërsa përkthimet në këtë numër të revistës janë të autorëve: Abdurrahim Karakoc, Eduar Morike, Goethe, Lord Bajron, Mevlana Xhelaledin Rumi, Nizar Kibani etj.

Kanë përkthyer për këtë numër: Fatijona Bajraj, Ferdane Sahiti, Qerim Ondozi etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën mbi Kosovë do të mbajë mot me diell…