Balla në Gjirokastër: Policia të jetë vetëkorriguese

30 korrik 2023 | 18:15

Ndalesa e radhës e ministrit të ri të Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, ishte në Gjirokastër ku dha porositë për Drejtorinë vendore të Policisë. Ministri kërkoi një polici vetëkorriguese, dhe zbatimin e një veprimtarie të bazuar vetëm në ligj.

“Eficenca e punës së Policisë nuk varet nga forca e policit, por nga forca e ligjit. Policia duhet të jetë më shumë vetëkorrigjuese dhe duhet të perceptohet vetëm dhe vetëm si simbol i ligjshmërisë. Polici duhet të jetë një model, një referencë për qytetarët”.

Balla kërkoi një përmirësim të raportit të policisë me qytetarët.

“Duhet t’i japim më shumë prioritet komunikimit, bashkëpunimit e partneritetit me qytetarët dhe funksioneve edukuese të Policisë dhe agjencive ligjzbatuese. Në çdo rast shkelja e ligjit ka pasoja të rënda për shoqërinë, por kur ligjet shkelen nga policët, pasojat janë shumëfish më të rënda. Kjo trondit besimin publik jo thjesht te policia, por te shteti dhe ligji”, tha Balla.

Sipas ministrit të brendshëm këto kërkesa kërkojnë edhe një mbështetje ligjore për të cilat pritet të nisë shumë shpejt puna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I njohur si kryeqyteti i betonit, Prishtina po përpiqet të…