“Demokracia vdes në errësirë”, protesta e gazetarëve në mbështetje të Klan Kosovës dhe lirisë së medias

31 korrik 2023 | 13:02

Ka përfunduar protesta e gazetarëve të cilët po e kundërshtojnë pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kjo protestë është organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe ka filluar prej orës 12:00 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Me motonin “Demokracia vdes në errësirë”, gazetarët tashmë janë dalë në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Klan Kosovën dhe për të luftuar për lirinë e medias në vend.

Kujtojmë se, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka informuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë të premten vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

MINT ka potencuar se vendimi i komisionit e përmbyll këtë rast brenda ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

Vendimi i Komisionit, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka konstatuar se ARBK-ja, në shkallën e parë ka vendosur në përputhje me ligjin kur e ka pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

Rreth këtij rasti ka pasur reagime të shumta.

Të shqetësuara për këtë rast janë shprehur vendet e QUINT-it: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pleshti”, Lionel Messi kaloi me shumë bujë tek amerikanët e…