Tifozët e Galatasarayt, Wanda Naras: Do jemi gjithmonë pranë teje

31 korrik 2023 | 14:30

Mauro Icardi u prezantua te Galatasaray si lojtari më i ri i skuadrës turke, përpara më shumë se 40 mijë tifozëve.

Krahë tij u shfaq dhe bashkëshortja e futbollistit, Wanda Nara së bashku me katër fëmijët e saj.

Prej kohësh ajo u përfol se vuan nga leucemia dhe se është duke marrë kurime të vazhdueshme dhe tifozët turq menduan dhe për të.

Në disa banera në stadium shkruhej: “Familja jonë do të jetë gjithmonë pranë teje” dhe “Shërim të shpejtë”, të cilat e bënë modelen të ndihej e prekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 700 000 fëmijë ukrainas janë dërguar nga…