Maguire gabon, Onana e qorton (video)

31 korrik 2023 | 15:42

Andre Onana është bërë menjëherë protagonist në Angli.

Ish-portieri i Interit e bëri një paraqitje mbresëlënëse kundër Borussia Dortmundit me disa pritje bravuroze.

Por, ajo që ra në sy më së shumti ishte momenti kur portieri kamerunas i bërtet shokut të skuadrës, Harry Maguire.

Pasi e bëri një pritje, ish-portieri i Ajaxit u vërsul drejt qendërmbrojtësit anglez për të kërkuar nga ai “që të këndellet” pas një gabimi të bërë.

Maguire pritet të largohet nga “Old Trafford” pasi nuk ka shfaqur stabilitet në sezonet e fundit.

Atë po e kërkojnë disa klube të Premierligës. Manchester United sa për informatë humbi nga Dormundi me rezultat 2:3 në një ndeshje miqësore para-sezonale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se bordi i saj…