Çitaku: Mbi dy vjet keqqeverisje, të mbushur me skandale e afera korruptive

31 korrik 2023 | 21:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se bilanci i vetëm i qeverisë Kurti është varfëria e dëshpërimi që kanë sjell te familjet në vend dhe stagnimi në të gjitha fushat.

Çitaku ka shkruar në “Facebook” se mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit.

Postimi i plotë i tij:

Nuk i kemi harruar veriun, sanksionet dhe as koordinimin me Radojçiqin!

Mbi dy vjet keqqeverisje të një mandati të dytë, të mbushur me skandale e afera korruptive, u provuan të mbulohen nga Qeveria me një situatë të tensionuar në pjesën veriore të vendit.
Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja.
Në krye të kësaj, u doli edhe përgjimi që dëshmon koordinimin e kësaj Qeverie me kriminelë si Millan Radojçiqi – në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve.
E kur armiqtë e jashtëm nuk u bën punë, u mësynë në krijimin e armiqëve të brendshëm: Mediat dhe gazetarët.
Pesë ministra e shumë zyrtarë, nga të gjitha llojet, sot janë nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Miliona euro të shpërdoruara e keqmenaxhuara nga ministria, ambasadorë e shefa të ndërmarrjeve – të cilat burimin e kanë të kreu i Qeverisë.
Stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim, diplomaci, drejtësi dhe secilin sektor tjetër në Qeveri.
Varfëri e dëshpërim në secilën familje të qytetarëve të vendit.
Ky është bilanci i vetëm i kësaj Qeverie, për të cilin, qytetarët do të dijnë të gjykojnë në momentin e parë që do ta kenë mundësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla ka sfiduar narracionin e qeverisë që gjithçka…