Sulmohet Kharkivi, digjet një konvikt studentësh

01 gusht 2023 | 08:54

Kharkivi është qëlluar sërish nga dronët rusë, njoftuan zyrtarët shtetërorë, duke shtuar se dy kate të një konvikti janë shkatërruar.

Siç ka raportuar TheGuardian, shefi i policisë për rajonin e Kharkivit, Volodymyr Tymoshko, tha se një person u plagos, ndërsa në konvikte s’pati studentë të vendosur pasi një pjesë e tyre gjenden në grevë.

“Një nga dronët shkatërroi dy kate të një konvikti. Ka shpërthyer një zjarr dhe po marrin pjesë shërbimet e urgjencës”, tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov.

Në rrjete sociale kanë dalë pamje të sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNESCO propozon përfshirjen e Venecias në listën e vendeve të…