Policët e Kosovës me kamera të trupit, sot bëhet pranimi i donacionit

01 gusht 2023 | 10:31

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot në orën 14:00 do të bëhet pranimi i donacionit për kamerat e trupit të Policisë së Kosovës, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel, Gazmend Hoxha dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Konferencës i paraprinë nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit, fjalimet, publikimi i një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe do të bëhet ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke…