Dërguti ankohet për faturën e rrymës: Era hajni, jo shtet

01 gusht 2023 | 11:15

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti është ankuar për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ajo ka bërë me dije se ndonëse gjatë terë muajit nuk ka qenë në banesën e saj, fatura e rrymës i ka ardhur vetëm dy euro më lirë.

Dërguti në “Facebok”, ka shkruar se kësaj i vjen era hajni.

“Gjatë krejt muajit nuk isha në banesë. Si duket i kisha kursyer nja 2 euro rrymë. Era shtet jo, por HAJNI!”, ka shkruar Dërguti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet me ligjin të Donald Trump nuk e kanë dëmtuar…