Tjetër vlerësim i Federatës Ndërkombëtare për FHK-në, në Istog mbahet ‘IHF Trophy’

01 gusht 2023 | 11:17

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) vazhdon të vlerësojë shumë lartë Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, IHF-ja ia ka besuar federatës kosovare organizimin e garës së rëndësishme, “IHF Trophy”, në konkurrencën e hendbollisteve.

“IHF Trophy” për zonën evropiane do të organizohet për grupmoshën U17 dhe U19. Pos Kosovës pritet të marrin pjesë edhe Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Moldavia, Malta.

Kjo ngjarje e rëndësishme, që është edhe kualifikuese për Botëror, mbahet prej 11 deri më 15 tetor në palestrën e qytetit në Istog. Deri atëherë palestra në Istog pritet të rinovohet dhe të jetë plotësisht e gatshme. Fituesit e zonës evropiane kualifikohen për fazën ndërkontinentale. Dhe fituesit e garës ndërkontinentale sigurojnë biletën për në Botëror.

Kombëtaret tona do ta kërkojnë suksesin në këtë ngjarje. Kombëtarja U17 e ka pas disa ditësh Evropianin dhe do të jetë e komponuar për “IHF Trophy”.

Ndërkohë Kombëtarja U19 tashmë e ka përfunduar Evropianin dhe e ka përvojën e duhur.

FHK-ja prej fillimit ishte partnere serioze e IHF-së. “IHF Trophy” është organizuar edhe më parë në vendin tonë, ndërsa Federata kosovare është shquar si organizatore shembullore edhe e shumë ngjarjeve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti është ankuar për shtrenjtim…