Bajrami kërkon nga presidentja të mos e dekretojë Ligjin për skemat pensionale

01 gusht 2023 | 13:14

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mos e dekretojë Ligjin për skemat pensionale të miratuar nga Kuvendit.

Bajrami ka thënë “edhe Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues për shkak të pikës 2.4. në Nenit 8/A”.

Ajo ka thënë se deputetët e opozitës kanë tentuar ta ndryshojnë këtë nen në mes të dy leximeve, por nuk patën sukses.

“Edhe pse deputetët e opozitës tentuan ta ndryshojnë këtë nen në mes të dy leximeve nuk patën sukses andaj Ligji nr. 08/L-248 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L131 për skemat pensionale të financuara nga shteti mbetet diskriminues dhe si të tillë presidentja nuk duhet ta dekretoj – duhet të ia kthej Kuvendit”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Kosovës…