Cavani prezantohet te Boca Juniors (video)

01 gusht 2023 | 14:12

Klubi argjentinas, Boca Juniors ka prezantuar transferimin më të ri, sulmuesin Edinson Cavani në stadiumin e mbushur me tifozë.

Sulmuesi uruguaian do ta vazhdoj karrierën në Superligën e Argjentinës, tek njëra nga klubet më të njohura. Bëhet fjalë për Boca Juniors, e cila e ka prezantuar transferimin më të ri para një numri të madh tifozësh.

Prezantimi i Cavanit ishte brilant para stadiumi “La Bombonera” ishte i stërmbushur.

Cavani ka zgjedhur numrin 10 në fanellë, numër të cilin e kanë mbajtur legjenda të mëdha argjentinas si Diego Maradona, Roman Riquelme dhe Carlos Tevez.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në moshën 38-vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë…