Krasniqi fton të rinjtë e Kosovës t’i bashkohen PDK-së

01 gusht 2023 | 14:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se nga sot (e martë) e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës do të nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet, në secilën komunë të Kosovës.

Krasniqi ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të ndarë njohuritë e tyre dhe për të shfaqur talentin dhe potencialin që kanë.

“‘E-Sports’, ‘Ball 4 All’, ‘Co-Play’, ‘Movie Night’, ‘Puzzle Battle’, ngjarje kulturore dhe shumë aktivitete tjera, në çdo komunë, ku mund të shoqëroheni, bashkëbisedoni, ndani njohuritë dhe shfaqni talentin e potencialin tuaj. Ju ftojmë të gjithëve, të rinj e të reja, që të na bashkoheni dhe të bëheni pjesë e një muaji përplot me aktivitete – të cilat mund t’i shihni edhe në kalendarin bashkangjitur më poshtë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi argjentinas, Boca Juniors ka prezantuar transferimin më të ri,…