Uta Ibrahimi: Jam e lumtur që po i vendos flamujt e mi të dashur nëpër çatitë e botës

01 gusht 2023 | 15:02

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi ditë më parë u ngjit në majën e dytë më të lartë në botë, por të parën për nga vështirësia.

Ajo me këtë rast i ngriti lart flamurin kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës, ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët pas kësaj arritjeje të jashtëzakonshëm. Uta ka thënë se për të arritur deri këtu ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë, por që ia ka vlejtur në fund.

“Jam e lumtur që sadopak po e lartësoj vendin tim Kosovën dhe po i vendos flamujt e mi të dashur nëpër çatitë e botës”, ka shkruar Uta Ibrahimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…