Interi mposhti në miqësore PSG-në

01 gusht 2023 | 15:10

Skuadra e Interit e ka mposhtur në miqësore PSG-në me rezultat 2-1. Ndeshja u zhvillua në “Neë National Stadium” të Tokios.

Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë të sfidës, ndeshja arriti të zhbllokohej vetëm në minutën e 60-të të sfidës, ku pas një pastimi fantastik nga Carlos Soler, “lutizani”, Vitinha shtang portierin “zikaltër” me një goditje potente nga jashtë zonë, duke i dhuruar kështu “gjigantëve” francezë avantazhin e kërkuar prej kohësh.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi dy gola të shpejtë nga Sebastiano Esposito e Stefano Sensi, në minutat 81-të e 83-të të sfidës shtangën “parisienët”. Protagonist në këtë ndeshje ishte gjithashtu dhe transferimi më i ri i “zikaltërve”, Davide Frattesi, i cili ishte asistuesi në të dy golat “zikaltër”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi Barbie është filmi i parë i suksesshëm në studio…