Frikë nga sulmet me dronë në ceremoninë e hapjes, Franca mobilizon 35 mijë forca sigurie për një natë

01 gusht 2023 | 15:16

Ministri i brendshëm francez ka bërë me dije se do të angazhojnë 35 mijë forca sigurie (polici dhe ushtri) gjatë ceremonisë së hapjes së e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, që nis pas një viti.

gjithçka bëhet për të ruajtur rendin e qetësinë nga kërcënimet e ndryshme, përfshirë edhe sulmet me dron.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet përgjatë një shtrirjeje 6km të lumit Seine, me 160 varka me atletë dhe zyrtarë nga më shumë se 200 vende të botës. Në këtë ceremoni pritet të jenë më shumë se 600 mijë njerëz, që do ta shohin “live” këtë event madhështor (26 korrik-11 gusht 2024).

“Dronët përfaqësojnë një kërcënim krejtësisht të ri. Ne kemi bërë shumë punë për kërcënimin klasik, qoftë delikuent, qoftë person i armatosur me armë, me bombë etj. Ne dimë ta zbulojmë dhe ta luftojmë këtë kërcënim”, tha ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin.

“Ardhja e dronëve të ngarkuar me eksploziv është diçka e re për ne. Nuk ka siguri se ky kërcënim do të materializohet, por është më i vështiri për t’u ndalur”, tha më tej qeveritari francez. Ceremonia e hapjes së Parisit 2024 do të jetë e para e mbajtur jashtë një stadiumi në një Olimpiadë. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është një nga vendet e pakta perëndimore që ende…