Qeveria nisi procedurat për largimin e kryetarëve, Ilir Peci: Është ende herët për të vendosur

01 gusht 2023 | 18:27

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur pasi Qeveria e Kosovës ka filluar sot procedurat për largimin e kryetarëve nga komunat në veri.

Peci ka thënë se është ende herët për të marrë ndonjë vendim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Tash e shohim derisa nuk na vjen diçka zyrtarisht. Për mua si kryetar e shoh se ende është herët për të marrë një vendim”.

“Të shohim në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet kjo situatë në komunat veriore. Është ende herët të marrë ndonjë vendim apo të japë ndonjë deklaratë rreth saj”, ka thënë Peci në Klan Kosova.

Ndryshe, pas pajtimit që Kurti bëri për shtensionim të situatës në veri të vendit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar depërshkallëzimin e…