Napoli insiston për shërbimet e Zhegrovës

02 gusht 2023 | 16:00

Kampioni i Italisë, Napoli, po insiston në transferimin e Edon Zhegrovës gjatë këtij muaji, ka raportuar “Tuttosport” të mërkurën.

Reprezentuesi i Kosovës po shihet te Napoli si zëvendësim ideal për meksikanin Hirving Lozano, i cili do të transferohet në ShBA. Napoli është në negociata intensive me Lillen dhe për Zhegrovën është gati të ofrojë deri në 10 milionë euro. 24-vjeçari është pjesë e ekipit francez prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Baseli dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Në rast se Zhegrova do t’i bashkohej Napolit, atëherë do të bëhej bashkëlojtar me Amir Rrahmanin, i cili është kapiten i Kosovës. Zhegrova në edicionin e fundit shënoi 4 gola dhe asistoi 5 herë në 25 ndeshje të luajtura për Lillen në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…