Lecce zyrtarizon transferimin e Ramadanit

03 gusht 2023 | 12:05

Ylber Ramadani më në fund e ka kuptuar të ardhmen e tij e cila do të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.

Është skuadra e Lecces që ka fituar garën me Hellas Veronën për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Vetë klubi i Serisë A ka njoftuar paraditen e sotme akordin me klubin skocez Aberdeen për transferimin e Ylber Ramadanit.

Ish-mesfushori i Dritës, Prishtinës, Ferizajt dhe Partizanit realizon kështu një ëndërr të madhe duke luajtur në një nga ligat më të forta në Evropë.

Pasditen e sotme, Ramadani do të mbërrijë në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë me klubin italian.

“Lecce njofton se ka arritur marrëveshje me Aberdeen për transferimin e lojtarit Ylber Ramadani. Lojtari shqiptar do të jetë në Lecce në orët e para të pasdites së sotme për t’iu nënshtruar analizave mjekësore”, shkruan klubi italian në komunikatën zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ka emëruar dhjetë lojtarët më të mirë të…