Klopp: Vetëm City për titull, ne tjerët luftojë për top katërshe

03 gusht 2023 | 12:19

Jurgen Klopp është i bindur se vetëm Manchester City është i denjë për titullin kampion në Ligën Premier. Përkundër se tifozët e Liverpoolit presin që skuadra e tyre të kthehet në luftë për titullin kampion, ndryshe mendon trajneri Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka thënë se skuadrat e tjera duhet të luftojnë vetëm për një pozitë në Ligën e Kampionëve, pasi për titull është shumë e vështirë.

“Mendoj se vetëm Manchester City ka luksin të mendojë për titullin në këtë moment, ne të tjerët duhet të shohim dhe të sigurojmë sa më shpejt një nga katër vendet e para të Ligën Premier. Këtu përfshihet edhe Liverpooli, sa më shpejt të sigurosh pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve aq më shumë mundësi ke edhe për të ecur në garën e titullit”, ka thënë Klopp.

“Nuk e di nëse skuadra ime do të jetë në atë pozicion. Na duhet të grumbullojmë shumë pikë, edhe pse një klub si Liverpooli e ka detyrim të jetë në garë dhe mes favoritëve për tituj. Tani për momentin unë nuk mendoj për kampionatin, duhet të përfundojmë në mënyrën e duhur fazën përgatitore. Për mua e rëndësishme është të krijoj harmoninë e duhur në skuadër, pasi aty është baza për një sezon pozitiv. Nëse ia dalim, atëherë mund të bëjmë mirë në garën e Premier Ligë”, ka shtuar Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka futur Norvegjinë në listën e saj të vendeve…