Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

19 gusht 2018 | 16:01

Janë liruar të dielën aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin arrestuar të premten për shkak se kanë hedhur ngjyrë në hyrje të objektit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj policisë për “mosreagim të policisë në dhunën ndaj grave”.

Gjatë këtij aksioni ishte arrestuar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, por që është liruar të premten.

Në një konferencë për medie të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, aktivistja Rina Zhitia, ka thënë se para dy ditësh në drejtim të Policisë kanë hedhur ngjyrë të kuqe që sipas saj simbolizon gjakun e grave që policia po e lejon.

Ajo ka akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj aktivistëve.

“Policia e Kosovës është duke trajtuar dhunën ndaj gruas si diçka të mbyllur dhe private”, ka thënë Zhitia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rita Ora ka shumë tatuazhe në trup, të cilat …