Andri Stafa përforcon Lirinë

03 gusht 2023 | 15:46

Skuadra e inkuadruar në Superligën e futbollit të Kosovës, Liria e Prizrenit është përforcuar me një futbollist cilësor. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Andri Stafa, i cili ka qenë pjesë e Tiranës dhe Llapit.

“Mesfushori ofansiv Andri Stafa nënshkruan me Lirinë. Ish-lojtari i Tiranës dhe Llapit sot iu bashkëngjit klubit tonë. 21-vjeçari pritet ta plotësojë fuqishëm mesfushën bardhezi”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alma Mehmeti dhe Fatih Karabaxhaku nën drejtimin e trajnerit Dardan…