Punë e kryer, Kessie kalon te Al Ahli

04 gusht 2023 | 10:32

Al Ahli ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Franck Kessie.

Kështu, Kessie do të jetë lojtari i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Ivoriani do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Ai do t’i bashkohet Riyad Mahrezit, Roberto Firminos, Saint Maximin dhe Edouar Mendyt në ekip.

Ish-anëtari i Milanit ishte afër transferimit edhe te Juventusi, pasi këta të fundit ishin duke e kërkuar me ngulm, por si duket kjo marrëveshje nuk do të arrihet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se Komisioni…