Berisha kërkohet nga Pirlo

04 gusht 2023 | 11:33

Teksa është jashtë fushave të blerta, prej më shumë se një viti, “gardiani” i portës së Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është pranë largimit nga “demat” e Torinos, teksa po kërkon prej disa javësh një “aventurë” të re.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediet italiane, Berisha lidhet me një kalim te klubi i Sampdorias në Serie B, me tekniku Andrea Pirlo, që kërkon personalisht shërbimet e “shtatlartit” shqiptar në skuadrën e tij.

Mirëpo, duket se jo çdo gjë shkon “vaj”, pasi problem mbetet paga e lartë e lojtarit dhe Sampdoria do të ishte në gjendje të përballonte Berishën, vetëm në rast se Torino do të paguante një pjesë të rrogës së “legjionarit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim që ta dënojë…