Federeri: Jam duke bërë gjëra që dikur ishte të parealizueshme për mua

04 gusht 2023 | 12:14

Ka kaluar thuajse një vit që kur Roger Federer njoftoi tërheqjen e tij nga sporti, duke i dhënë vetes kohë të përgatitej edhe për ndeshjen e tij të fundit në karrierë, në turneun e Laver Cup.

Një ndeshje në lojën dyshe me mikun dhe rivalin e tij Rafael Nadal. Ish-tenisti zviceran ka qenë së fundi në Nju Jork, ku dhe ka dhënë një intervistë. Fituesi i 20 grand slam iu rikthye ndjesive që përjetoi pas lamtumirës së tenisit.

“Jeta pa tenisin, jeta pa tifozët dhe jeta pa programin që ka dominuar jetën time për 25 vjet ishte padyshim diçka që nuk e dija se si do ta merrja”, ka thënë Federer. “Për një kohë të gjatë u përpoqa të kthehesha dhe t’i jepja vetes një mundësi tjetër, të largohesha  shëndoshë e mirë nga ky sport, por thjesht nuk ishte e mundur. E mira dhe e keqja e Covid si dhe me operacionin tim në gju, bëri që gjithçka të ngadalësohet në tre vitet e fundit”, ka shtuar Federer.

Më tej, zvicerani shton: “Në fund, u lehtësova kur mora vendimin dhe jam i lumtur që dola në pension. Gjithçka përfundoi në mënyrë perfekte në Laver Cup. Unë isha i rrethuar nga rivalët e mi më të mëdhenj, familja dhe miqtë e mi. Për mua ishte si “OK, tani jam mirë”. Dalja në pension i lejoi Roger Federer të zgjeronte horizontet e tij, pasi një jetë e re ka nisur për tenistin zviceran. “Po bëj gjëra që nuk ishin të realizueshme kur isha duke luajtur sepse u desh shumë kohë”, ka deklaruar Federer. “Unë kam qenë gjithmonë i rreptë dhe serioz për të qenë një sportist profesionist, por do të haja hamburger, do të haja ëmbëlsira, do të pija një gotë verë. Për mua, ngrënia e një hamburgeri nuk ishte asgjë e pazakontë, por ky dukej perfekt, kështu që më duhej të postoja një foto të tij”, ka shtuar tenisti zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive…