Kurti: Zvogëlim i prezencës policore vetëm rreth ndërtesave komunale në veri

04 gusht 2023 | 12:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës do ta zvogëlojë për 25 për qind prezencën e saj vetëm afër ndërtesave komunale në veri, dhe jo në pjesën tjetër të vendit.

“Zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Sikurse Kurti, edhe Policia e Kosovës, kanë thënë se zvogëlimi i prezencës do të nisë prej 4 gushtit, pasi situata e sigurisë është vlerësuar e qetë, në një takim me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe pjesëtarë të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Postimi i plotë i Kurtit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndërgjegjja kolektive…