Plagosja në Prishtinë, Syla: 17 persona janë të lënduar, 7 me armë zjarri – një në rrezik për jetë

05 gusht 2023 | 02:19

17 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes që ndodhi në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili tha se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”.

“Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, tha Syla.

Për rastin, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona si të implikuar në rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e të plagosurve në konfliktin e armatosur të…