Mësohet emri i personit që humbi jetën nga plagosja në ‘Bon Vivant’

05 gusht 2023 | 09:32

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë.

Kastriot Ramadani 39 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë, si pasoj e plagosjes së mbrëmshmë, raporton Indeksonline.

Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve  e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i…