Sonte beteja kryesore e Kosovës

05 gusht 2023 | 09:41

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte (e shtunë) e zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj.

Kundërshtar i “dardanëve” në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren është Kombëtarja e Danimarkës dhe kjo përballje do të përcaktoj se cili shtet do të siguron një vend në kualifikimet e “Eurobasket 2025”.

Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje, derisa Danimarka ka shënuar tri fitore, derisa Kosova ka dy fitore e një humbje. Ndeshjen e parë e fituan danezët me rezultat 82:75, kurse Kosovës i duhet një fitore me shtatë pikë epërsi.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha ka kërkuar mbështetje nga tifozët për ndeshjen ndaj Danimarkës. “Më 5 gusht ju presim në sallë, pasi përkrahja e juaj është motiv për ne”, ka thënë Berisha. Në anën tjetër thirrja e Dardan Kapitit ishte: Vetëm të bashkuar drejtë fitores dhe kualifikimit”.

Ashtu sikurse basketbollistët e Kosovës edhe Federata e Basketbollit ka kërkuar përkrahje nga tifozët që të jenë në numër sa më të madh në sall për të përkrahur përfaqësuesen drejtë ëndrrës së madhe të kualifikimit.

Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA EuroBasket 2025: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla e nisi ditën…