Sonte përballja e shumëpritur Krasniqi – Mohammedi

05 gusht 2023 | 09:44

Meçi i shumëpritur i boksit mes boksierit të suksesshëm shqiptar Robin Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet sonte (e shtunë) nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo është hera e parë që boksieri nga Juniku bokson për herë të parë në vendlindje e tij, prandaj edhe përgatitjet i ka bërë speciale. Krasniqi nuk ka hezituar të bëjë një premtim të madh për tifozët shqiptarë, të cilët do të ndjekin me kënaqësi të madhe sot (e shtunë), disa mijëra në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e të tjerët përmes ekranit televiziv.

“Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për përkrahjen e madhe! Unë, biri yt Kosovë, do të bëj krenar vendin tim dhe do t’ju bëj krenar më 5 gusht secilin prej jush. Ju pres që të përjetoni nga afër emocionet, adrenalinën dhe kënaqësinë që do të ofrojë ky event”, ka thënë Krasniqi. “Jam i lumtur që boksoj në vendin tim, normal ka qenë synim ky meç dhe të gjejmë një kundërshtarë të fortë, do të tregoj punën që kemi bërë muajt e fundit në përgatitje”, ka shtuar Krasniqi.

Në anën tjetër kundërshtari i Krasniqit, Nadjib Mohammedi ka bërë me dije se ka bërë përgatitje të mira për këtë meç. “Njerëzit janë shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu për meçin. Faleminderit shumë për këtë mundësi të madhe. Jam shumë i gatshëm dhe ndihem përfekt. Jam përgatitur mjaft mirë. Kam udhëtuar në France, Spanjë dhe disa shtete tjera. Kam pas ‘sparing’ për këtë meç dhe gjithçka është në rregull. Pres që mbështetësit e mi të më përkrahin. Ju dëshironi të më shihni mua të fitoj tituj. Ju më përkrahni, më shtyni mua dhe unë e vlerësoj këtë gjë”, ka thënë Mohammedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte (e shtunë) e zhvillon…