![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_20230805_153750.jpg)
Vdes infermierja Hidajete Krasniqi
05 gusht 2023
| 15:39
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermierja, Hidajete Krasniqi, e cila ka shërbyer për 44 vite ndaj pacientëve për shumë vite edhe si Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.
“Hidajete Krasniqi ka ndërruar jetë sot në moshën 62-vjeçare pas një semundje të shkurtër. Kujtimi për motrën Hidajete Krasniqi për të gjithë që punuan me të do jetë i përjetshëm. Pusho e qetë motra Hidajete Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.