Bie ndjeshëm numri i aplikimeve në Universitetin e Prishtinës, rektorati përmend ikjen e të rinjve mes arsyeve

06 gusht 2023 | 14:28

Numri i aplikuesve për të studiuar në Universitetin e Prishtinës ka rënë ndjeshëm për vetëm një vit.

Kjo ka shqetësuar edhe Rektoratin e universitetit më të madh publik të vendit.

Numri i të rinjve që kanë aplikuar duket se është vetëm 6 100. Ky numër është ndjeshëm më i vogël se ai i vitit të kaluar. 1 800 të rinj më pak kanë aplikuar.

Nga Rektorati i UP-së kanë thënë se ka pasur rënie edhe të numrit të maturantëve në nivel vendi, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ndikuese të jetë edhe largimi i të rinjve nga vendi.

Siç transmeton KosovaPress, organizatat studentore kanë përmendur edhe se shumë të rinj nuk arrijnë të gjejnë punë kur të përfundojnë studimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Momir Pantiq dhe Zharko Zariq janë ndaluar me urdhër të…