Guardiola pas humbjes nga Arsenali: Tetë minuta shtesë ishin pa arsye

07 gusht 2023 | 12:03

Manchester City e humbi finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Arsenalit, derisa trajneri Pep Guardiola shprehu pakënaqësinë për faktin se u dhanë plot tetë minuta shtesë.

“Urime për Arsenalin. Ata bënë më mirë në 15-20 minutat e fundit të pjesës së parë, ne bëmë shumë më mirë në pjesën e dytë. Nuk më dukej se gjërat kishin ndodhur për të shtuar tetë minuta. Por kushdo që bën rregullat, nuk bën të merresh me lojtarët, me trajnerët…Tani ndeshjet do të zgjasin 100 minuta. Imagjinoni sikur të shtojnë më shumë kohë shtesë për gola e kështu me radhë…Nesër në mëngjes jemi ende këtu për të luajtur”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie dhe Brad Pitt njoftuan ndarjen e tyre në…