Mbi 121 mijë euro sekuestrohen në portin e Durrësit, ishin të fshehura në tavanin e autobusit

07 gusht 2023 | 12:07

Policia e Shtetit në Durrës e ka arrestuar një person dhe i ka sekuestruar 121 680 euro të padeklaruara në portin detar të Durrësit.

Në njoftimin e lëshuar nga policia shqiptare është thënë se ato para ishin tentuar të futën në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit. Ndërsa shoferi i është proceduar penalisht.

Në drejtimin e prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë…