Mbi 1 300 vizita specialistike janë kryer gjatë fundjavës në spitalin e Pejës

07 gusht 2023 | 13:22

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë fundjavës janë kryer mbi 1 mijë e 300 vizita specialistike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë fundjavës kanë pranuar 69 pacientë.

“171 Pacientë aktualisht janë të shtrirë; 544 pacientë kanë kryer 5,083 analiza”, thuhet në njoftim.

Të shtunën dhe të dielën kanë ndodhur edhe tetë lindje, 4 djem dhe 4 vajza.

Po ashtu janë realizuar edhe 11 operime; 107 dializa; 217 rëntgen, 74 ultra zëra, 38 CT-ja, 6 rezonanca magnetike dhe 45 shërbime fiziatrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rey Manaj pas një pauze të gjatë është duke iu…