Deputetja Musliu: Personi që më kërcënoi ra në propagandën e Vetëvendosjes

07 gusht 2023 | 13:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar mërgimtarin D.M, me gjashtë muaj burgim, për shkak të kërcënimit ndaj saj.

Musliu pas vendimit ka deklaruar e i pandehuri “kishte rënë në propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ky person që më kanosi nga Zvicra, të premten në seancë tha se ‘nuk voton në Kosovë prej 20 vitesh’ dhe pranimin e fajësisë e bëri krejt formalisht e në mënyrë të pasinqertë”, ka thënë Musliu.

Sipas saj, kërcënimi kishte ardhur pasi në dhjetor të vitit të kaluar, “pas një debati të ashpër që kisha me kryeministrin Kurti në seancë plenare”.

“Ky është një shembull konkret se gjuha me të cilën partia – shtet i ushqen militantët e saj, është gjuhë e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit. Dhe si e tillë jo vetëm e papranueshme, por edhe e dënueshme”.

“Përndryshe, konsideroj se dënimi ndaj personit që më kanosi, është shumë i ulët dhe do të konsultohem me avokatin tim për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta kundërshtuar me ankesë”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës ën futboll, Ballkani do të…