Hamza nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin e OJQ-ve në fushën e turizmit

07 gusht 2023 | 14:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtori Elvis Feka, ka nënshkruar marrëveshjet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, në kuadër të thirrjes së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka përgëzuar përfituesit e subvencioneve publike, duke ofruar gjithë bashkëpunimin e tij në funksion të realizimit të projekteve në fushën e turizmit.

Ndërsa, drejtori Feka ka thënë se drejtoria që drejton po subvencionon 10 organizata joqeveritare të cilat do të realizojnë projekte në promovimin e pikave turistike, shenjëzimin e shtigjeve të ecjes, realizimin e instilacioneve turistike, kullave informuese për turistët si dhe promovimin e turizmit industrial në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka mbështetur letrën…