Në Suharekë vdes 8 vjeçari pasi e zënë dyert – në gjendje të rëndë edhe motra

07 gusht 2023 | 20:46

Një fëmijë i moshës tetëvjeçare ka ndërruar jetë në Suharekë pasi e kanë zënë dyert e oborrit, ndërsa motra e tij gjashtëvjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 15:20 është raportuar që në fshatin Vraniq të Suharekës, dy fëmijë njëri tetëvjeçar dhe njëra gjashtëvjeçare i kanë zënë dyert e oborrit. Ata janë dërguar në Emergjencën e Suharekës, por menjëherë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku është konstatuar se 8-vjeçari ka vdekur”, tha ai.

Sipas Bytyqit, motra e të ndjerit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe…