Hoxhaj sërish në Hagë, viziton Thaçin dhe Veselin: Ata do të kthehen përsëri si çlirimtarë

07 gusht 2023 | 20:59

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, sot ka qëndruar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai ka vizituar dy ish-kryetarët e PDK-së.

“Sot vizitova dy heronjtë e luftës dhe të paqes, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me bindjen e sigurt se do të kthehen pranë familjeve të tyre dhe Kosovës, përsëri si çlirimtarë dhe fitimtarë!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, ku më…