Interi transferon Sommerin nga Bayerni

07 gusht 2023 | 21:34

Yan Sommer e ka kompletuar transferin e tij nga Bayern Munich në Inter, derisa Zikaltërit janë duke punuar që ta bëjnë një shkëmbim Stankovic-Audero për portier të dytë

Zvicrani ishte objektivi i tyre i parë për të zëvendësuar të larguarit Andre Onana dhe Samir Andonoviç, me të parin që është shitur të Manchester United dhe të dytin që është liruar nga kontrata e tij.

Bisedimet me Bayern Munchen filluan që disa javë derisa Interi me në fund pagoi klauzolën e tij prej 6 milionë euro, por ata arritën që t’i japin atij pagë më të mirë për dy vite.

34 vjeçari ka ateruar nga Munchen gjatë vikendit dhe ka kryer testet e tij mjekësore para se të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën deri në fund të qershorit të vitit 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i koalicionit të Aleancës Shqiptare, Genci Nimanbegu dhe kryetari…