I goditi këmbësorët në Prishtinë me veturë, policia po e trajton rastin si “vrasje në tentativë”

08 gusht 2023 | 08:28

Dy persona janë goditur nga një veturë në Prishtinë mëngjesin e së hënës.

Një video që është publikuar tregon këtë moment. Rasti është iniciuar për një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Dy personat e goditur kanë marrë lëndime për të cilat ishte e nevojshme trajtimi mjekësor.

Lajmin për medie e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

”Ndëridhur me ngjarjen me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia  ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”.Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, ka thënë Borovci. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TikTok, platforma e rrjeteve sociale me pronësi kineze, ka prezantuar…