![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/moti.jpg)
Moti sot në Kosovë
08 gusht 2023
| 08:58
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme e lehtë deri mesatare.